Zemaj: Tash kemi edhe 75 inspektorë në terren – pres efikasitet të shtuar

Zemaj: Tash kemi edhe 75 inspektorë në terren – pres efikasitet të shtuar

Rritja e numrit të inspektorëve në terren duhet të përkthehet në menaxhim më të mirë të situatës me COVID-19.

Kështu mendon ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tregoi se e ka diskutuar me inspektorët sidomos situatën e përkeqësuar në Prishtinë.

“Menaxhimi i pandemisë është i pamundur pa involvimin e të gjitha inspektorateve, sidomos këtij sanitar. Tashmë, kur kemi edhe 75 inspektorë shtesë në terren, pres efikasitet të shtuar në pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19”, shkruan Zemaj në llogarinë e tij në Facebook, njofton Insajderi.

“Gjatë ditës, me inspektorët sanitarë të kyçur në Prishtinë, kemi diskutuar për hapat e mëtejmë të menaxhimit të pandemisë, aq më parë kur kryeqyteti ka rritje të ndjeshme të rasteve të reja të infektimit”./Insajderi.com