Zemaj thotë se dështimi i rezolutës ndodhi për shkak se pozita është e koordinuar me Thaçin

Zemaj thotë se dështimi i rezolutës ndodhi për shkak se pozita është e koordinuar me Thaçin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se dështimi i rezolutës që ia ndalon Thaçit diskutimin për kufijtë, ka qenë çështje e koordinuar mes partive në pushtet e Presidentit Thaçi.

Zemaj në shkrimin e tij në “Facebook”, ka thënë se si opozitë do të përdorin të gjitha metodat demokratike së bashku me ndërkombëtarët, që ta ruajnë sipas tij Kosovën nga partitë në pushtet, shkruan Insajderi.

Shkrimi i plotë i Zemajt në Facebook, pa ndërhyrje:

Kjo është rezoluta e cila sot nuk u përkrahë nga pozita, kjo tregon se ata nuk kërkojnë koncenzus për sanksionimin e hapjes se temës së ndryshimit të kufijve. Çdo deklarim tjeter është i pavlerë dhe nuk mbulon dyshimet tona se kjo qashtje është e koordinuar në mes tyre dhe presidentit të vendit.

Do përdorim të gjitha metodat demokratike se bashku me miqtë perendimor që ta ruajm Kosoven nga kjo strukturë politike në pushtet.

Pika kryesore e rezolutës.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës jane të pacenueshme. As Presidenti, e askush tjetër, nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës”.