Zemaj thotë se javën e ardhshme do të punësohen 350 mjekë

Zemaj thotë se javën e ardhshme do të punësohen 350 mjekë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se prej kur ka ardhur në krye të këtij posti, janë punësuar 200 mjekë në Kosovë, njofton Insajderi.

Derisa mori fjalën në seancën e sotme plenare që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, Zemaj tha se gati dyshifi i tyre do të punësohen në javën që vjen.

“Javën tjetër do të punësohen edhe 350 mjekë të tjerë. Kemi shpallë konkursin për specializime dhe do të bëhen 1043 specializantë dhe do të punësohen”, është shprehur Zemaj.

“Për tre muaj të këtij mandati tim në institucionet tona shëndetësore do të jenë të punësuar më shumë se një 1600 mjekë dhe infermierë”.

“Asnjë mjek nuk do të jetë pa specializim gjatë mandatit tim dhe asnjë mjek nuk do të jetë i papunë”. /Insajderi.com/