Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe ministër në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se masat anti-COVID brenda Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, janë duke u zbatuar maksimalisht.
“Distanca është e garantuar brenda nga sekretaria e LDK-së, delegatët po mbajnë maska dhe dezinfektues ka gjithkah të gjitha masat po respektohen maksimalisht”, ka thënë Zemaj në një prononcim për media.
Por, fotografitë të shkrepura nga brenda Kuvendit tregojnë të kundërtën.
Tre kandidatët për lidership të LDK-së, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa kanë shkëmbyer përqafime në mbledhjen e sotme ku të pranishëm janë 328 delegatë.
Në fotografitë që i ka postuar vetë LDK-ja në profilin zyrtar të LDK-së shihet Lutfi Haziri duke u përqafuar me kundërkandidatët e tij Lumir Abdixhikun dhe Besian Mustafën.
Një gjë të tillë nuk e kanë bërë edhe këta dy të fundit.
Mbishkrimi mbi këto fotografi që kanë dalë nga salla e Kuvendit Zgjedhor është “kjo është LDK-ja” duke lënë të nënkuptohet se gara në LDK është demokratike. /Insajderi.com