Zemaj tregon kur do të vinë vaksinat në Kosovë

Zemaj tregon kur do të vinë vaksinat në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se më 17 mars del kontingjenti i parë i vaksinave anti-COVID të prodhuara për Kosovën.

Ai tha se pastaj është çështje ditësh që kur do të jenë në Kosovë vaksinat e para.

“Më datën 17 del kontingjenti i prodhuar për Kosovën. Është më pas çështje ditësh, transporti dhe gjithçka do të jetë e gatshme për arritjen e 33 mijë e 600 dozave të para, do të vijnë edhe 66 mijë e 900 të tjerat”, tha Zemaj në Info Magazine.

Zemaj potencoi se përgatitjet për Qendrën e Vaksinimit e cila do të jetë në sallën “1 Tetori”.

Shtoi se sigurimi i tyre kërkon një komunikim të vazhdueshëm me prodhuesit.

“Komunikimi me prodhuesit për blerjen aktive është i vazhdueshëm dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm deri në gjetjen e një rruge ma të mirë për përfundimin e këtij procesi”, deklaroi Zemaj. /Insajderi.com