Zemaj tregon se a duhet mbajtur maska kur je duke ecur vetëm në rrugë

Zemaj tregon se a duhet mbajtur maska kur je duke ecur vetëm në rrugë

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka treguar se a duhet të mbahet maska edhe në rastet kur je duke ecur i pashoqëruar në rrugë dhe në veturë.

“Ekziston një udhëzues në lidhje me mbajtjen e maskës – por, po, ju duhet t’a mbaj maskën kudo që je edhe nëse je vetëm në rrugë, sepse mund të takohesh me mua në rrugë dhe të më infektosh”, tha Zemaj në Prime Time, transmeton Insajderi.

“Ju duhet ta mbani maskën edhe në veturë kur jeni i shoqëruar, pavarësisht nëse jeni me dikën me lidhje familjare, pasi dikush mund të jetë shpërndarës i infeksionit”, shtoi ai.

Zemaj, gjithashtu ka falënderuar qytetarët që po i respektojnë masat e vendosura e sidomos vendosjen e maskave./Insajderi.com.