Ministri i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar në Kuvend, derisa po ballafaqohej me deputetët e Vetëvendosjes, se ai nuk është sikur ministri i kaluar i shëndetësisë, Arben Vitia, i cili, sipas Zemajt, fliste me ministra serbë e nuk tregonte pastaj, njofton Insajderi.
“Unë nuk jam sikur ai ministri paraprak me fol me ministrin e Serbisë e mos me iu tregu”, ka thënë Zemaj, kur deputetët e Vetëvendosjes ia vendosën si referencë krahasuese ish-ministrin.
“Unë nuk jam sikur ai ministri paraprak me pru teste të Serbisë”, ka vazhduar Zemaj.
Pasi e ka përfunduar, i kanë replikuar deputetët e Vetëvendosjes.
Fitim Uka ka deklaruar se vetë fakti që Zemaj po e krahason vetën me Vitinë “nuk do fare koment”./Insajderi.com