Zemaj uron Abdixhikun: Bashkë të ballafaqohemi me sfidat që i kemi

Zemaj uron Abdixhikun: Bashkë të ballafaqohemi me sfidat që i kemi

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka uruar bashkëpartiakun e tij, Lumir Abdixhiku për fitoren e sotme në zgjedhjet e brendshme të LDK-së.

Zemaj tha se punimet e sotme të zhvilluara në Kuvendin e LDK-së, ishin demokratike e shembullore.

Teksa falënderoi Isa Mustafën për kontributin e tij në LDK, Zemaj tha se vlerësim e mirënjohje shpreh edhe për kryetarin e ri, Lumir Abdixhikun, transmeton lajmi.net.

Tutje ai shtoi se me përgjegjësinë më të lartë, duhet ballafaquar me sfidat që i kanë përpara, për Kosovën, për qytetarët dhe LDK-në./Insajderi.com