Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e pandemisë COVID-19, duke iu drejtuar Ministrit të tanishëm të Shëndetësisë, Arben Vitia, se ai nuk ka punuar në sigurimin e vaksinave, njofton Insajderi.
Në seancën e sotme plenare, Zemaj iu drejtua deputetëve duke thënë se ka personel shëndetësor, por që kanë nevojë për kushte dhe respekt.
“Më 23 mars kam dorëzuar detyrën, kam pritur se Vitia do të vazhdojë me punë”, ka thënë Zemaj.
Ai më tej u shpreh duke thënë se është i dëshpëruar nga situata e krijuar “jo që nuk e vijoi punën, por e degradoi gjatë këtyre 30 ditëve. Këtë nuk e meritojnë qytetarët”.
Ish-ministri Zemaj tha se jeta nuk mund të ndalet me mbyllje, por me zbatimin rigoroz të masave. /Insajderi.com