Zemaj vizitë ndërtimit të Shtëpisë për të Moshuar

Zemaj vizitë ndërtimit të Shtëpisë për të Moshuar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar nga afër punimet në Suharekë, ku po ndërtohet Shtëpia e të Moshuarve, njofton Insajderi.

Këtë vizitë, Zemaj e ka bërë së bashku me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe me kryetarin e shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastratin,  shoqatë e cila po e financon ndërtimin e këtij objekti.

Zemaj ka shtuar më pas se Coronavirusi, edhe pse po i godet të gjitha grup moshat, por në veçanti të moshuarit, dhe për këtë duhet kujdes të veçantë për këtë kategori.

“Bashkë me kryetarin e shoqatës, z.Halil Kastrati dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj, i pamë nga afër punimet që zhvilloheshin. Si Ministri e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, do të kujdesemi që të sigurojmë staf shëndetësor për këtë Shtëpi të të Moshuarve”./Insajderi.com