Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Klinikën Emergjente në ShSKUK, ku ka thënë se kjo klinikë është prioritet për të dhe këtë do ta dëshmojë.
Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Emergjencës do t’i shtohet stafi, por, sistemi i referimit duhet të jetë në pajtim me ligjin”, njofton Insajderi.
Ai ka përgëzuar stafin e Klinikës Emergjente, duke iu thënë se janë “krenara e shëndetësisë”.
“Me të drejtë, emergjenca është krenaria e shëndetësisë së shtetit tonë. Ajo ka nevojë për personel, ka nevojë për pajisjet mjekësore, barnat dhe materialin shpenzues”, ka shkruar ndër tjerash Zemaj. /Insajderi.com
Emergjencës do t’i shtohet stafi, por, sistemi i referimit duhet të jetë në pajtim me ligjin!Sonte qëndrova në…
Gepostet von Armend Zemaj am Montag, 7. September 2020