Ministri i Arsimit, Armend Zemaj, ka vizituar IKSHPK dhe QKUK. Ai i ka falënderuar të gjithë punëtorët shëndetësor për punën e tyre gjatë pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i ka bërë vizitë IKSHPK dhe QKUK, ku ka parë nga afër punën e tyre të përditshme të cilën e bëjnë punëtorët shëndetësor dhe sakrificën e tyre gjatë kohës së pandemisë Covid-19, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Zemaj përmes rrjetit social Facebook, ku ai mes tjerash të gjithë punëtoret shëndetësor që kanë dhënë dhe po japin kontribut për luftimin e pandemisë Covid-19 i quan spartanë që i shkojnë deri në fund betejës.
“Profesionistët e Institutit Kombëtar të Shendetësisë Publike/ IKSHP, mjekët dhe infermierët e Klinikës Infektive në QKUK, dhe mantelbardhët në tërë Kosovën janë heronjt e sotëm.
Janë spartanët që po i shkojnë deri në fund betejës kundër Covid-19.
Këta sakrifikojnë ditë e natë, për t’iu siguruar kushtet optimale të prekurve nga Covid-19”. /Insajderi.com