Zemaj viziton Klinikën Infektive – falënderon stafin për qëndrueshmëri

Zemaj viziton Klinikën Infektive – falënderon stafin për qëndrueshmëri

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Klinikën Infektive, ku ka parë nga afër punën dhe vështirësitë që hasin punonjësit e këtij reparti në trajtimin e pacienteve të infektuar me Covid-19, njofton Insajderi.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekipi i Klinikës Infektive në krye me drejtoreshën, Dr. Lindita Ajvazi Berisha, nuk u dorëzuan asnjëherë që nga muaji mars.

Tutje ai ka falënderuar gjithë stafin dhe i ka siguruar së do të angazhohet që të infektuarve që marrin trajtim në spital të mos u mungojë asgjë.

Në fund ministri Zemaj, e ka bërë apelin e zakonshëm: Barte maskën, Ruaje distancën, Mbaje higjienën!/Insajderi.com