Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Hatadinaj.
Përmes një postimi në Facebook, Nitaj ka shkruar se Hilmi Haradinaj ishte njeriu zemra e së cilit jetoi me njëmijë plagë, por që nuk ra asnjëherë.
Nitaj ka shtuar se Haradinajn e ka admiruar për fuqinë që mos t’i shihej dhembja që ai e kishte
Postimi i tij i plotë:
Paska pushuar së rrahuri zemra e Hilmi Haradinajt.
Zemra e njeriut që jetoi me njëmijë plagë e nuk ra asnjëherë!
Unë e kam admiruar edhe për fuqinë që të mos i shihej dhimbja, e cila do t’i shuhet veçse në Botën e përtejme!
Pusho i qetë Hilmi Nura!
MN