Grupi i studentëve të Universitetit të Prishtinës, i njohur si Uniteti, kanë mbajtur një aksion simbolik para kishës ortodokse që gjendet në hapësirën e kampusit universitar të Prishtinës.
Ata janë mbledhë aty, me libra në dorë, janë ulur dhe kanë lexuar. Këtë ata e kanë bërë duke treguar se kampusi universitar duhet të jetë vend i dijes, të cilin studentët duhet ta shfrytëzojnë për këso qëllimesh, e jo të lejohen ndërtime objektesh fetare, aq më pak kur dihet se kjo kishë ishte ndërtuar në kohën e regjimit të Millosheviqit.
Edon Zeneli nga ky grup i studentëve, ka thënë se nuk mund të injorohet forma e ndërtimit të kësaj kishë.
“Kampusi universitar duhet të përdoret vetëm nga studentët dhe për studentët. Nuk mund ta injorojmë formën se si është ndërtuar ky objekt këtu: imponueshëm, nga një politikë fashiste, duke shkelur çdo vullnet”, ka thënë Edon Zeneli.
“Vumë re që politikanët tanë në mënyrë të paskrupullt po e cenojnë autonominë e Universitetit të Prishtinës, e rrjedhimthi të studentëve, duke bërë pazare me kapmusin tonë për interesa të tyre. Stundetët e Universitetit të Prishtinës nuk do ta lejojnë këtë gjë”, ka shtuar ai.
Gjatë këtij aksioni, aty janë parë pjesëtarë të policisë së Kosovës./Insajderi.com