fbpx

Zëvendëskryeministri i Kosovës gjuan me armë zjarri në ambient të mbyllur

Zëvendëskryeministri i Kosovës gjuan me armë zjarri në ambient të mbyllur

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka mbledhur miq e dashamirë në odën e tij në Banjë të Malishevës për të gostitur ata, pas lirimit nga akuzat për korrupsion sa ishte ministër i Transportit.

Me sofra të shtruara e me muzikë nga folklori shqiptar, të ftuarit kanë festuar së bashku, e kjo festë nuk kaloi e qetë.

Derisa muzika ishte në nivel zëvëndëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi ka gjuajtur me armë zjarri.

Pas tij, ngrihet të festojë me armë ish-këshilltari i Fatmir Limajt, Endrit Shala, i cili po ashtu ishte i akuzuar në grupin e MTPT-së dhe i liruar nga akuzat.

Ajo që dallohet në këtë video, është fakti se asnjëri nuk gjuan me armën e njëjtë, rrjedhimisht, në këtë odë ka disa armë, raporton KTV.

I kontaktuar nga KTV, ministri Gashi ka pranuar se ka shtënë me armë në një festë familjare siç e ka quajtur ai, diku në një shtëpi, pa treguar ku është ajo shtëpi dhe kohën kur ka ndodhur.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU: