Zëvendëskryeministrja e Serbisë: Nuk ka kushte për vazhdim të dialogut

Zëvendëskryeministrja e Serbisë Zorana Mihajloviq “e sheh” deklaratën e Kurtit se Asociacioni është i vdekur, si “arsyetim që të shtyhet vazhdimi i bisedimeve me Beogradin”.

Zëvendëskryeministrja e Serbisë: Nuk ka kushte për vazhdim të dialogut

“Asociacioni i Komunave Serbe nuk është projekt i Serbisë, por marrëveshje në mes të Serbisë dhe Kosovës e arritur nën patronazhin e Bashkimit Evropian, njësoj siç është futja e taksave veprim i njëanshëm i Prishtinës”, ka thënë Mihajloviq.

Siç pretendohet nga kabineti i saj, Mihajloviq ka theksuar se “është koha e fundit që politikanët shqiptarë nga Kosova ta marrin përgjegjësinë për marrëveshjet e nënshkruara në mes të Serbisë dhe Kosovës, dhe të fillojnë t’i zbatojnë dhe t’i kthehen dialogut”.

Ajo ka vlerësuar se “me atë që çdo qeveri e re e Kosovës po përpiqet ta kthejë dialogun në fillim, ata (shqiptarët) nuk po tregojnë se nuk po pajtohen në mes veti, por përkundrazi, në mënyrë të vazhduar po punojnë në përzënien e serbëve nga Kosova”.

“Në vend që ta merr përgjegjësinë dhe ta kthejë palën shqiptare në dialog, Kurti bëhet sikur gjithçka fillon nga ai dhe se nuk i interesojnë marrëveshjet të cilat i kanë nënshkruar paraardhësit e tij. Kjo vetëm tregon se në të vërtetë nuk ka kushte për dialog, sepse nuk ekziston pala tjetër me të cilën Beogradi do të kryente bisedime”, ka përfunduar Mihajloviq./Insajderi.com.