Zëvendëskryeministrja serbe: Politikanët shqiptarë nuk duhet të pengojnë projektet nga marrëveshja e Uashingtonit

Albin Kurti dje tha se projektet e Marrëveshjes së Uashingtonit janë të pazbatueshme. Për këtë deklaratë ka pasur reagime në Serbi. Zëvendëskryeministrja serbe tha se këto lloj deklarata iu bëjnë dëm edhe shqiptarëve edhe serbëve.

Zëvendëskryeministrja serbe: Politikanët shqiptarë nuk duhet të pengojnë projektet nga marrëveshja e Uashingtonit

Zëvendës-kryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq, është ankuar në politikanët kosovarë, të cilët janë kundër marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Uashington, shkruan gazeta serbe Danas, njofton Insajderi.

Sipas saj, kush kundërshton atë që është arritur në Uashington, është “kundër interesave të serbëve dhe shqiptarëve, sepse projektet e dakorduara kanë të bëjnë me një jetë më të mirë për të gjithë njerëzit në rajon, pavarësisht nga kombësia”.

Kritikat e serbes janë drejtuar kryesisht nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili tha dje se marrëveshja e nënshkruar në Uashington në fillim të shtatorit mbi normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës ishte e pazbatueshme dhe se edhe kur u nënshkrua, nuk ishte planifikuar të zbatohej./Insajderi.com