Gjenerali i cili pati një karrierë jo të mirë politike, është emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK). Kurse zëvendësi tjetër, përveç si një biznesmen, ai vjen nga posti i asamblistit në Komunën e Prishtinës drejt e në postin e zëvendësministrit.
Nëse shikohet karriera e tij ushtarake, Agim Çeku ka biografi të bujshme. Por në karrierën politike kjo nuk i shkoi edhe aq mirë.
Ai mori postin e kryeministrit të Kosovës në vitin 2006 duke qenë pjesë e AAK-së. Kjo pozitë ndoshta mund të cilësohet si me fat, sepse karriera e tij politike mori drejtimin e kundërt me suksesin.
Duke mos qenë i kënaqur me qëndrimin e tij në AAK, ai vendosi ta marrë drejtimin e Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSDK). Këtë fakt ai nuk e ka fshehur nga biografia zyrtare e cila gjendet në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë.
Karriera e tij politike nuk kishte të ndalur së kërkuari rehabilitim dhe poste. Doli nga PSDK-ja dhe iu bashkua PDK-së.
PDK-ja më pas e nominoi si kandidat për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të vitit 2013, por dështoi të zgjidhet.
Nuk shkoi shumë gjatë dhe PDK-ja e futi në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit. Aty mori vota të mjaftueshme dhe u bë pjesë e legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës.
Ai kishte qenë edhe ministër i FSK-së. Nëse llogaritet posti i tij i kryeministri, dhe pozitat tjera, tregojnë një rënie të karrierës së tij politike.
Për dallim prej saj, karriera e tij ushtarake është në e bujshme.
Nga biografia zyrtare e tij mësohet se Çeku e filloi jetën ushtarake si nxënës në Gjimnazin Ushtarak në Beograd të cilin e ka mbaruar në vitin 1979 dhe më pas ka vijuar studimet në akademitë ushtarake, fillimisht në Beograd e pastaj në Zarë të Kroacisë, ku diplomon në vitin 1984 si oficer artilerie me gradën Nëntoger.
Në ish-Armatën Jugosllave ka shërbyer deri në vitin 1991 në detyrat Komandant Togu e Komandant Kompanie deri në gradën Kapiten.
Zëvendësministri tjetër – një ish-asamblist dhe biznesmen
Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) e ka edhe një zëvendësministër. Brahim Mehmetaj ishte asamblist i AAK-së në Komunën e Prishtinës. Zëvendësministri Mehmetaj vjen nga partia e ministrit.
Për biografinë e tij dihet shumë pak, përveçse është inxhinier i gjeologjisë.
Në profilin e kësaj kompanie në Facebook thuhet se fushëveprimi i saj është “Implementimi i teknologjisë se alarmeve kundër vjedhjes, alarmeve kundër zjarrit dhe kamerave të sigurisë si dhe sigurimit fizik, dhe instalimin e zërimit nëpër objekte të mëdha”.
Për më tepër, Qeveria Haradinaj deri më tani i ka emëruar 58 zëvendësministra, duke u kritikuar për numrin e madh të tyre./Insajderi.com