Zëvendësministri arsimit propozon një javë pushim për të gjitha shkollat në nivel vendi

Zëvendësministri  arsimit propozon një javë pushim për të gjitha shkollat në nivel vendi

Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj në takimit e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë , ka propozuar që të ketë një javë pushim për të gjithë procesin mësimor.

Rexhaj në fjalimin e tij ka pohuar se janë 12 shkolla duke mbajtur mësim online.

“Është një shkallë e ngritjes së infektimeve dhe në kuadër të këtij vlerësimi kamë marrë kërkesë nga IKSHPK të lejohen dy javë ditë pushim në sektorin e arsimit”, theksoi ai.

Ai ka thënë  se kanë dalë me propozim një plus një që nxënësit të shkojnë në pushim një javor dhe në fund të javës të bëhet vlerësim i trendëve që të vendoset si të shkohet më tutje.

“Konsideroj se masat të tilla duhet të merren si pjesë e një pakoje në nivel nacional për arsye të shumësisë së infektimit. Ne kemi dalë me propozim një plus një dhe t’i ruajmë resurset në arsim”, u shpreh ai.

Rexhaj tha se duhet të merren vendimet përkatëse për gjithë sektorët dhe tha se do ti respektojnë vendimet e komitetit për luftimin e pandemisë./Insajderi.com