Zëvendësministri Durmishi e gjen të thyer derën e zyrës ku i mban takimet

Zëvendësministri Durmishi e gjen të thyer derën e zyrës ku i mban takimet

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi njoftoi se të martën, me të arritur në punë, ka gjetur të thyer derën e zyrës ku mbanë takimet protokolare, përcjell Insajderi.

Në një postim në Facebook, ai tha se menjëherë ka njoftuar sigurimin e objektit dhe më pas është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Durmishi tutje shtoi se me çështjen janë duke u marrë organet e rendit.

“Pas më pak se 15 minuta kanë arritur njësitet e policisë të Stacionit Policor Qendra, dhe bashkë me hetuesit kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe se tani çështja është në duar të organeve të rendit”, shkroi ai.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me këtë rast dërgoi edhe një mesazh edhe për autorët e këtij akti.

“Ne do të punojmë shumë dhe drejtë dhe me transparencë. Dyert tona do të jenë të hapura prandaj nuk keni nevojë t’i thyeni”, shkroi tutje Hysen Durmishi./Insajderi.com

Dje me të arritur në punë rreth orës 08:00, bashkë me stafin tim kemi vërejtur se dera e zyrës së takimeve protokolare…

Posted by Hysen Durmishi on Wednesday, April 21, 2021