Zëvendësministri i Jashtëm: Diplomacinë kosovare e ka “marrë pusi” që kur drejtohej nga Hyseni, Hoxhaj e Pacolli

Zëvendësministri i Jashtëm: Diplomacinë kosovare e ka “marrë pusi” që kur drejtohej nga Hyseni, Hoxhaj e Pacolli

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj, ka reaguar pas zhvillimeve në diplomacinë kosovare, ku së fundmi u shkarkuan disa diplomatë nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, njofton Insajderi.

Dreshaj tha se shumë familjarë të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës janë rehatuar në shërbimin diplomatik, duke shtuar se diplomacinë kosovare “e ka marrë pusi” prej kohës kur ky sektor udhëhiqej nga Skender Hyseni, Enver Hoxhaj e Behgjet Pacolli.

“Shumica e politikanëve të PDK-së e LDK-së kanë “diplomatë” në ambasada të ndryshme evropiane e botërore të cilët janë të emëruar pa kritere, pa përvojë dhe pa asnjë element përcaktues”.

“Me fjalë të tjera, diplomacinë e ka “marrë pusi” në kohën kur drejtohej nga Hyseni, Hoxhaj e Pacolli. Askush mos të mendon se ne dhe kushdo mund të bëj mrekulli. Është koha që diplomacinë tonë ta fuqizojmë me njerëzit më të mirë që kemi, të çfarëdo partie qofshin”, ka thënë ai. /Insajderi.com