Zëvendësministri i Kulturës s’e njeh artistin që po përfaqëson Kosovën në Bienale

Zëvendësministri i Kulturës s’e njeh artistin që po përfaqëson Kosovën në Bienale

Pak minuta para hapjes së Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias, aty ku po merr pjesë artisti Sislej Xhafa me veprën e tij ‘Lost and Found’, ka shkuar edhe Rexhep Hoti, zëvendësministër në detyrë i Ministisë së Kulturës së Republikës së Kosovës.

Pavarësisht faktit se pjesëmarrja e Sislej Xhafës në Bienalen e Venecias është mbështetur nga Ministria e Kulturës, zëvendësministri Hoti duket të mos jetë interesuar shumë se Kosova me cilin artist po përfaqësohet në këtë ngjarje të madhe kulturore.

Përderisa ofrohej te Pavijoni i Kosovës, ai është dëgjuar duke pyetur delegacionin e tij se cili është artisti, pyetjen e të cilit e kanë dëgjuar gazetarët prezent që janë duke e përcjellë Pavijonin e Kosovës.

Sislej Xhafa është një ndër artistët më të famshëm shqiptarë, i cili me punën e tij shumë herë është vlerësuar me cmime prestigjioze në botë, duke marrë pjesë në Galeritë më me ndikim në nivel ndërkombëtar.(kultplus)