Zëvendësministri i Punëve të Jashtme nga Aleanca për Ardhmëri të Kosovës, Gani Dreshaj, ka uruar Shpejtim Bulliqin e Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren e arritur në Podujevë, duke e quajtur këtë ndryshim pozitiv, njofton Insajderi.
Dreshaj me anë të një shkrimi në Facebook, tha se ndryshimi duhet të ndodhë kudo në ato komuna ku janë krijuar klane interesi e familjare, pavarësisht subjektit partiak.
“Qytetari i Kosovës është mjaft dënues ndaj të keqes dhe shumë vlerësues ndaj të mirës. Jam i bindur që humbja është e shëndetshme edhe për LDK-në”, ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Sot ndryshimi ndodhi në Podujevë. Mendoj që secili ndryshim është pozitiv.
I uroj suksese Shpejtim Bulliqit. Ndryshimi duhet të ndodhë kudo në ato komuna ku janë krijuar klane interesi e familjare, pavarësisht subjektit partiak.
Qytetari i Kosovës është mjaft dënues ndaj të keqes dhe shumë vlerësues ndaj të mirës.
Jam i bindur që humbja është e shëndetshme edhe për LDK-në. /Insajderi.com