Zëvendësministri nga VV pajtohet me statusin ku Gashi cilësohet i “pafajshëm” pas deklaratave skandaloze

Zëvendësministri nga VV pajtohet me statusin ku Gashi cilësohet i “pafajshëm” pas deklaratave skandaloze

Yll Rugova, Zëvendësministër në Qeverinë e shkarkuar, e ka shpërndarë një tekst, në të cilin shfajësohet Këshilltari i Albin Kurtit, lidhur me deklaratat se ushtarët e UÇK’së kanë kryer krime.

“Mos me mbroni mu, as shokët dhe shoqet e mia, duke lincu Shkelzen Gashin e pafajshem. Se ai ka thane sende qe dihen”, shkruan në tekstin e Frashër Osekut, i cili është shpërndarë nga Rugova.

Në tekstin e shpërndarë nga Rugova, me mbishkrimin “shkurt.shqip”, konstatohet se shpesh krimet kundër minoriteteve ishin bërë nga njerëz me uniformë të UÇK’së.

“Krimet kunder minoritareve jane ba nga individe. Po, ata shpesh kishin uniforme te UCK-se, kete e kemi pranu tane. E ka thane Dick Marti, e ka pranu Thaci ne OKB, e ka pranu shteti i Kosoves me vendim per gjykate speciale. Por ata individe nuk vepronin me urdhër a me qendrim a me dijeni te UCK-se, kjo eshte vija ndamese”, shkruan më tej në tekst.

Gjithë ky debat është nxitur nga një deklaratë e Shkëlzen Gashit dhënë në Fronatl të T7, ku thotë se krimet ndaj pakicave i kanë bërë ushtarët e UÇK’së.

Madje, Gashi kishte thënë se vrasjet e civilëve të pafajshëm s’ishin kryer nga njerëz të shoqatave artistike.

Yll Rugova ishte shpërblyer nga Albin Kurti me pozitën e Zëvendësministri të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Rugova, njëherë njihej si njeriu që përkrahje Shpend Ahmetin, por më vonë kaloi në përkrahje të Kurtit.