Zëvëndesministri: Pa bazë ligjore iu dha prona e Ministrisë së Drejtësisë një kompanie private

Zëvëndesministri: Pa bazë ligjore iu dha prona e Ministrisë së Drejtësisë një kompanie private

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se Shërbimi Korrektues i Kosovës, i ka dhënë kundërligjshëm pronën e Ministrisë së Drejtësisë një kompanie private, njofton Insajderi.

Ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu dhe Blerim Sallahu dolën në një konferencë për media të premten ku akuzun drejtuesin e këtij institucioni, Nehat Thaçin.

“Pra, i është dhënë prona e institucionit qendror, personit juridiko-privat, duke u bazuar në një ligj që në asnjë rrethanë nuk rregullon çështjen e tillë. Thënë ndryshe, prona publike e institucioneve qëndrore ndalohet të ju jepet në shfrytëzim personave juridiko-privat”, ka shkruar Blerim Sallahu në Facebook teksa akuzoi drejtuesin e SHKK-së.

Por, drejtori i këtij institucioni, Nehat Thaçi, reagoi duke thënë se “rasti tokës ishte krejtësisht i pastër dhe për këtë e ka informuar Albulena Haxhiun kur ishte ministre në mandatin e parë”.

Përderisa akuzat e tilla Thaçi i cilësoi si “politike”, drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Blerim Sallahu, thonë se ka pasur “shkelje flagrante”.

“Do të ketë kthim të dinjitetit dhe besimit në institucione”, u shpreh Sallahu. /Insajderi.com

 

Dy hektarë e dymbëdhjetë ari e shtatëmbëdhjetë metra katrorë, pronë të Ministrisë së Drejtësisë, i janë dhënë pa bazë…

Posted by Blerim Sallahu on Friday, 23 April 2021