Zëvendësministri Shkodra mori pjesë në takimin joformal të ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor

Zëvendësministri Shkodra mori pjesë në takimin joformal të ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, me ftesë të ministrit të brendshëm të Bullgarisë, ValentinRadev, ka marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia.

Me këtë rast, zëvendësministri Shkodra shprehi falënderim të  veçantë shtetit të  Bullgarisë për përkrahjen e vazhdueshme në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Ai theksoi se Republika e Kosovës, ashtu si vendet e rajonit, ballafaqohet me sfida të ndryshme, sa i përket fushës së sigurisë.

“Ne mirëpresimbashkëpunim më të gjitha shtetet e Ballkanit për luftimin e këtyre dukurive negative që cenojnë sigurinë e qytetarëve tonë”, tha zëvendësministri Selami Shkodra, duke potencuar se Kosova ka bërë hapa konkretë në luftimin e dukurive negative.

Në këtë drejtim është bërë edhe miratimi i strategjive si Strategjia Shtetërore Kundër Ekstremizmit dhe Radikalizmit të Dhunshëm, Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Lufta kundër narkotikëve, Strategjia për Sigurinë Kibernetike dhe Strategjia Kundër Trafikimit me Njerëz në Kosovë.

Në këtë takim, zëvendësministri Shkodra njoftoi të pranishmit se Kosova ka avancuar në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufijve.

Ndërsa ministri i brendshëm bullgar,z.ValentinRadev, falënderoi të gjitha vendet për progresin që kanë arritur, duke u zotuar se do të prezantojë gatishmërinë e Ballkanit perëndimor për implementimin e Strategjisë së Bashkimit Evropian, në samitinBE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Sofje, në maj të këtij viti.

Gjatë vizitës zyrtare në Bullgari, zëvendësministri Selami Shkodra gjithashtu u prit nga ambasadori i Kosovës në Bullgari, Shpend Kallaba.