Zëvendësministrja infektohet me COVID-19

Zëvendësministrja infektohet me COVID-19

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Teuta Sahatqija, ka rezultuar pozitive në testin për Coronavirus, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në faqe zyrtare të saj në Facebook.

Sahatqija ka treguar se gjatë dy javëve të ardhshme do të qëndrojë në vetëizolim.

“Nga IKSHP më njoftuan se kam dalë pozitive në testin e COVID. Dy javët e ardhme do të izolohem. Uroj ta kaloj lehtë”. /Insajderi.com