Zëvendëspresidentja e AKR-së tregon nëse ka marrëveshje me PAN-in

Zëvendëspresidentja e AKR-së tregon nëse ka marrëveshje me PAN-in

Zëvendës presidentja e Aleancës për Kosovën e Re, Albena Reshitaj ka mohuar arritjen e një marrëveshje mes koalicionit PAN dhe AKR-së. Ajo ka thënë se janë të pavërteta shkrimet në media se është ndarë hisja dhe pushteti qeverisës.

“Shkrimet e portaleve se kinse ne si AKR, kemi bërë marrëveshje me Koalicionin PAN, dhe ‘është ndarë hisja dhe pushteti qeverisës’  siç e quajnë ato, janë të ulëta dhe të pavërteta”, ka thënë ajo.

Ajo më tej ka thënë se AKR vazhdon të jetë pjesë e koalicionit LAA duke shtuar se qëllimi i AKR-së është të krijohet një qeveri me shumicë shqiptare.

“Dua të ju informoj, se ne jemi në koalicion me LDK-në dhe Alternativën. Nuk kemi marr asnjë vendim për ndonjë marrëveshje me ndonjë subjekt apo koalicion tjetër. Qëllimi I reflektimit tonë, është që të krijohet një qeveri me shumicë shqiptare”, ka shkruar ajo./Insajderi.com