
Tashmë ka përfunduar procesi i zgjedhjeve të degës së LDK-së në Mitrovicë, ku kryetar i kësaj dege u zgjodh Safet Kamberi.
Ai arriti t’i marrë 51 vota, tri më shumë se kundër kandidati i tij Faton Peci.
Ky proces u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa në hapjen e tij një deklaratë për rrahjet e LDK-së e dha sekretari i kësaj partie Ismet Beqiri. Edhe kjo degë kishte eskaluar në Mitrovicë, ku më 19 maj kishte pasur rrahje ndërmjet simpatizantëve të Safet Kamberit dhe Faton Pecit./ Insajderi.com