Gastronomët-politikanëve: Nëse na mbyllni pas zgjedhjeve, protestat s’do të kenë të ndalur

Gastronomët-politikanëve: Nëse na mbyllni pas zgjedhjeve, protestat s’do të kenë të ndalur

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, duke ju drejtuar partive politike, ka thënë se nëse e mendojnë mbylljen e vendit dhe masa kufizuese kundër COVID-19 pas përfundimit të zgjedhjeve, “protestat s’do të kenë të ndalur”, njofton Insajderi.

Ai po ashtu bëri thirrje që të mendohet për shumë sektorë të cilët luftën e kanë me ekzistencën e jo me pushtetin.

‘”…po ju shkoj mendja me na mbyll pas zgjedhjeve me arsyetimin e rritjes së numrave ku vetë politika është shkaktari më i madh, protestat nuk do t’kenë të ndalur. Andaj, mendoni edhe për neve dhe plot sektorë tjerë që luftë e kanë ekzistencën, jo pushtetin, kur i bëni kalkulimet për vete.’’, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.

Kllokoqi ndër të tjera ka pohuar se heshtja e tyre përballë politikës nuk është frikë, por maturi e çdo gastronomi./Insajderi.com