Zgjedhjet e jashtëzakonshme me 11 ose 18 qershor

Zgjedhjet e jashtëzakonshme me 11 ose 18 qershor

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen me 11 qershor ose me 18 qershor

Pas një takimi konsultativ në mes të partive politike dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të gjitha subjektet politike e përkrahën që 11 qershori të jetë dita e zgjedhjeve me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Partisë Demokratike Turke të Kosovës, të cilat propozuan që data e zgjedhjeve të jetë 18 qershori.

Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se data e zgjedhjeve duhet të 18 qershor për shkak të bashkatdhetarëve dhe të i jepet kohë organizatave ndërkombëtare që të mos lejojnë manipulime sikur në zgjedhjet e kaluara.

“Për arsyeje që bashkatdhetarët kthehen në atë kohë, dhe të ju mundësohet që të votohen gjithashtu të ketë kohë më të madhe për KQZ-në, si dhe organizatat ndërkombëtare të mos lejojnë manipulime si në zgjedhjet e kaluara”, ka thënë Kurteshi.

Përderisa partitë tjera propozuan që dita e zgjedhjeve të jetë sa më shpejt për shkak që të mos hupë kohë dhe sa më parë të krijohen institucionet e vendit./Insajderi.com