Zgjedhjet e jashtëzakonshme, takohet Osmanit me Dakajn

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, takohet Osmanit me Dakajn

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,. Valdete Daka.

Në këtë takim u diskutua lidhur me përgatitjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas rrethanave të krijuara nga njoftimi për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja  në Detyrë diskutoi me Dakajn lidhur me takimet preliminare të zhvilluara me subjektet politike dhe e njoftoi se ajo do ta caktojë datën e zgjedhjeve menjëherë sapo Aktgjykimi i Kushtetueses të hyjë në fuqi, pas dorëzimit tek palët.

Po ashtu u potencua për rëndësinë e veprimeve të shpejta për procesin e votimit për qytetarët e vendit të cilët jetojnë në mërgatë. Sipas u.d. Presidentes Osmani, bashkatdhetarëve tanë duhet t`u ofrohet sa më shpejtë mundësia për t`u regjistruar për  votim, në mënyrë që të kenë kohë të mjaftueshme që votat e tyre të arrijnë në KQZ sipas afatit të paraparë. /Insajderi.com