
Zgjedhjet e parlamentare në Serbi që do të mbahen këtë të diel, me 21 qershor, do të organizohen edhe në Kosovë, njofton Insajderi.
Misioni i OSBE-së në Kosovë do të jetë i përfshirë në procesin e organizimit të zgjedhjeve për serbët e Kosovë, thuhet në njoftimin e vetë organizatës.
“Misioni i OSBE-së në Kosovë do të zhvillojë një operacion për mbledhjen e votave në 21 qershor në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Serbi”, thuhet në njoftim të OSBE-së.
“Ky operacion do të bëhet me praktika të njëjta sikur më parë dhe me modalitetet e aplikuara në vitin 2017”./Insajderi.com