Zgjedhjet lokale – Mbi tre mijë policë, 35 gjyqtarë dhe 80 prokurorë të angazhuar

Zgjedhjet lokale – Mbi tre mijë policë, 35 gjyqtarë dhe 80 prokurorë të angazhuar

bi tre mijë zyrtarë policorë, 35 gjyqtarë kujdestarë nga Këshilli Gjyqësor dhe 80 prokurorë kujdestarë, janë angazhuar për ditën e zgjedhjeve lokale më 17 tetor, përcjell Insajderi.com.

Në një konferencë të përbashkët për media, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Instituti “Demokracia për Zhvillim” informuan për hapat si dhe përgatitjet që i kanë marrë rreth mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Konferenca për informimin rreth përgatitjeve për zgjedhjet lokale.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se kanë bërë kërkesë për pezullim të orës policore të shtunën dhe të dielën, por që ende nuk kanë marrë ndonjë konfirmim për këtë.

Kurse, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se kanë krijuar urdhër Planin operativ në nivel vendi për mbajtjen e rendit dhe qetësisë për sigurimin e vendvotimeve, qendrave të votimit, sigurimin dhe shpërndarjen e materialit sensitiv.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, e diel./Insajderi.com