Zgjedhjet lokale: Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive politike

Zgjedhjet lokale: Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive politike

Nga ora 10:00, subjektet politike do të mësojnë numrin e tyre për të garuar në zgjedhjet lokale të 17 shkurtit.

Nga ta numri, subjektet politike klasifikohen në renditje.

Aktualisht, në Kosovë është ngritur çështja nëse do duhet të shtyhen zgjedhjet lokale, shkak i situatës me pandeminë COVID-19.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka thënë të hënën se “po të pyetej ai, zgjedhjet do të shtyheshin”.

Por, të njëjtën mendje se kanë dy kryetarët e subjekteve më të mëdha opozitare.

Memli Krasniqi, drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, shtyrjen eventuale të zgjedhjeve e ka cilësuar “suspendim të demokracisë”.

Ndërsa, Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë të martën se “askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet”, aludoi në atë që “pushteti po frikësohet nga numrat”. /Insajderi.com