Zgjedhjet në Maqedoni: Gjykata Administrative refuzoi 40 padi të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës

Zgjedhjet në Maqedoni: Gjykata Administrative refuzoi 40 padi të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës

Shkup, 22 korrik- Gjykata Administrative hodhi poshtë 40 nga 75 paditë e parashtruara nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe i konfirmoi vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, njofton Insajderi.

Është refuzuar edhe një padi e parashtruar nga INTEGRA. Njëkohësisht deri te Gjykata Administrative është parashtruar padi nga ana e Unionit Socialdemokrat.

Gjatë ditës së sotme deri te Gjykata Administrative, gjithashtu, janë parashtruar 101 padi nga E majta.

Afati për parashtrimin e padive deri te Gjykata Administrative është 24 orë pasi partitë politike t’i marrin vendimet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për refuzimin e ankesave të parashtruara nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Pas vendimit të Gjykatës Administrative dhe marrjes së vendimeve eventuale nga Gjykata Administrative, për mbrojtjen e të drejtës së votës, në KSHZ, sipas ligjit, Komisioni do t’i publikojë rezultatet përfundimtare zyrtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pastaj KSHZ do t’iu japë vërtetime deputetëve të zgjedhur.

Afati i fundit për mbajtjen e mbledhjes konstituive të Kuvendit është 4 gushti, njofton Gazeta Online Insajderi.