Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Dalje e ulët në “Njësinë e shqiptarëve”

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Dalje e ulët në “Njësinë e shqiptarëve”

Dalja në Njësinë e gjashtë zgjedhore edhe në këto zgjedhje është më e ulët krahasuar me pesë zonat tjera zgjedhore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare qe po mbahen sot në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Njësia e gjashtë zgjedhore është e vetmja që dominohet nga votuesit shqiptarë, ndërsa përfshinë rrethinën e Tetovës, Gostivarit, deri në Dibër.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve, deri në ora 15:00 në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore dalja ka qenë 22.85%.

Tradicionalisht, në ciklet e kaluara zgjedhore, në këtë Njësi dalja në orët e mbrëmjes, kur mbyllen vendvotimet arrin gati 30%, kurse në pesë njësitë tjera zgjedhore që dominohen nga maqedonasit, dalja arrin mbi 60%.

Për pasojë, te shqiptarët në të kaluarën kemi pasur edhe ulje të numrit të deputetëve, ndërsa numri i tyre në përbërjen e fundit parlamentare ishte 20-të.

Mbetën edhe pak orë për të votuar, për të parë nëse kësaj radhe votuesit shqiptare do të dalin në numra më të mëdhenj./Insajderi.com