Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Këto janë rezultatet prej rreth 60% të votave të numëruara

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Këto janë rezultatet prej rreth 60% të votave të numëruara

Nga përpunimi i rezultateve në 2,274 vendvotime deri në ora 23:00, respektivisht nga rreth 60 për qind e vendvotimeve prin koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja prin me 36.78 për qind, njoftojnë mediat në Maqedoninë e Veriut, transmeton Insajderi.

Ndërsa VMRO-DPMNE kanë deri tani 35.71 për qind.

Sa u përket partive shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim deri tani numëron 10.34 për qind të votave.

Kurse koalicioni Aleanca për Shqiptarët ka 8.16 për qind.

Partia e Majta 4.15 për qind, Integra 1.38 për qind dhe PDSH 1.33 për qind./Insajderi.com