Deri në orën 19 e 30 minuta sonte mund të shtrohen ankesa për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, njofton Insajderi.
Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dje kanë mbërritur 82 ankesa dhe një kërkesë për shqyrtimin e fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi.
Sipas zëdhënësit të KSHZ-së, Admir Shabani, numri më i madh i ankesave, gjithsejtë 74 janë nga Aleanca për Shqiptarët por janë edhe dy nga VMRO-DPMNE të cilat kanë të bëjnë me përmbledhjen e rezultateve të votimit.
Deri në orën 21:00 dje, e premte, zgjati afati për shtrimin ankesave për procedurën e votimit.
Afatet për ankesa filluan të vijojnë parmbrëmë, pasi KSHZ-ja i publikoi rezultatet jozyrtare përfundimtare të zgjedhjeve.
Pas përfundimit të afateve për shtrimin e ankesave, KSHZ do të caktojë seancë në të cilën publikisht do t’i shqyrtojë dhe do të vendosë, kumtoi dje kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski./Insajderi.com