Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Marsh protestues kundër vjedhjes së votës

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Marsh protestues kundër vjedhjes së votës

Qindra qytetarë kryesisht simpatizantë të partisë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë filluar marshin e demokracisë, siç thonë, ata kundër vjedhjes së votave nga BDI-ja.

Marshi mbahet në kryeqytetin e Maqedonisë së veriut, Shkup.

Marshit, i prijnë liderët e dy subjekteve politike Aleancës e Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi.

Marshi protestues i koalicionit “Tash është koha” i quajtur “Marshi për demokraci do të përfundojë para zyrës së BE-së dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor./Insajderi.com