
Presidenti i Kosovës, Hasshim Thaçi, është takuar me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daken.
Temë diskutimi ka qenë përgatitja për organizimin e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.
Në mbështetje të nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, nenit 4 të Ligjit nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe duke marrë parasysh kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës kishte shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut. /Insajderi.com