Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut: Agim Veliu mori një vendim

Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut: Agim Veliu mori një vendim

Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme, ka marrë vendim që qytetarëve që për shkak të zgjedhjeve lokale në Podujevë e Mitrovicë të Veriut të iu lejohet qytetarëve qarkullimi deri në ora 22:00, njofton Insajderi.

“Lejohet lëvizja hyrje-dalje në të gjitha zonat e ndaluara për qarkullim, për shkak të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, gjatë orarit 19:00 deri në orën 22:00 për votuesit në zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut, me qëllim të realizimit të drejtës së tyre”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se ““Liria e lëvizjes sipas pikës 1 të këtij vendimi lejohet vetëm me datë 29.11.2020, dhe vlen vetëm për ata votues që të drejtën për votim e kanë realizuar pas orës 19:00, sipas rregullave dhe legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim”.

“Po ashtu, është marrë vendim për lejimin e lëvizjes hyrje-dalje në të gjitha zonat e ndaluara për qarkullim, për shkak të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, gjatë datave 28.11.2020 dhe 29.11.2020 gjatë orarit 19:00 deri në orën 05:00 për stafin esencial të KQZ-së, stafin zgjedhor dhe vëzhguesit e akredituar, me qëllim të kryerjes së detyrave të tyre për përgatitjen finale dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës dhe Komunën e Mitrovicës së Veriut”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com