Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut: KQZ në pritje të IKShPK-së për rekomandimet

Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut: KQZ në pritje të IKShPK-së për rekomandimet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur, theksuan se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik do t’ju ofrojë rekomandime për zgjedhjet lokale të 29 nëntorit që do të mbahen në Podujevë e Mitrovicë të Veriut.

Çështje më problematike është vota e personave që janë të infektuar me COVID-19 gjatë ditës së zgjedhjeve.

Për këtë kryetarja e KQZ-së, Valdete Dakaj tha se “Sekretariati do të kontaktojë me IKSHPK që të kemi edhe nga ata ndonjë rekomandim se si të veprohet”.

Anëtarët e Komisionit ishin të pajtimit që duhet t’ju mundësohet çdo qytetari e drejta që të votojë.

Përpos çështjes së zgjedhjeve lokale në dy komuna të Kosovës. KQZ ka regjistruar si parti politike “Yenilikçi Türk Hareket Partisi”. /Insajderi.com