“X” të tjerave

Zgjedhjet në Serbi, një qytetar e voton Vetëvendosjen

Asnjë nga opsionet e shënuara në letër nuk ia kanë mbushur mendjen, prandaj qytetari nga Presheve ka vendosur që ta votojë një parti që garon në Kosovë. Meqë nuk është si opsion zyrtar, ai ka vendosur ta shtojë vetë.

Zgjedhjet në Serbi, një qytetar e voton Vetëvendosjen

Në Serbi po mbahen zgjedhjet parlamentare dhe natyrisht se në këto zgjedhje janë opsione për t’u votuar partitë serbe, njofton Insajderi.

Por, një qytetar nga Presheva ka vendosur që të gjitha atyre t’u bie “X” dhe të votojë për një parti që garon në Kosovë.

Shqiptari nga Presheva ka votuar për Lëvizjen Vetëvendosje.

Në fotografinë e siguruar nga KosovaPress, shihet se qytetari e ka shtuar në fund të listës akronimin e Lëvizjes Vetëvendosje.