Zgjedhjet në veri, liberalët serbë presin fitore

Zgjedhjet në veri, liberalët serbë presin fitore

Partia Liberale Serbe (SLS) thotë se do të bëjë përgatitje të angazhohet në procesin zgjedhor për të fituar

Ditën e nëntëmbëdhjetë majit qytetarët në katër komunat veriore të Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit.

Në këtë proces zgjedhor do të marrë pjesë edhe Partia Liberale Serbe, subjekt ky i pavarur nga direktivat e Beogradit.

Kryetari i kësaj partie, Sllobodan Petroviq, shprehet i sigurt se në këto zgjedhje do ketë dalje masive të qytetarëve serbë.

Më tej, Petroviq shpreson se procesi do të shkojë në rregull për dallim nga hera e fundit.

Tutje, Petroviq thotë se primare për SLS-në mbetet siguria e serbëve në Kosovë.

Ai po ashtu ka thënë se pret të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, për të biseduar rreth postit të ministrit të Pushtetit Lokal, i mbetur bosh pas shkarkimit të Ivan Todosijeviqit.