Zgjedhjet në veri, pesë ankesa në PZAP

Zgjedhjet në veri, pesë ankesa në PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar pesë ankesa nga procesi i zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat veriore.

Kryesuesi i sekretariatit të PZAP, Mul Desku, ka thënë se kanë pranuar deri më tash pesë ankesa kundër Listës Serbe, njofton Klan Kosova.

“Gjithsej kemi marrë pesë ankesa kundër Listës Serbe për parregullsi gjatë procesit zgjedhor. Tri ankesa kanë ardhur nga Qeveria për fushatë, ndërsa dy të tjera janë për ditën e djeshme që kanë ardhur nga BIRN”.

Lista Serbe ka fituar shumicën absolute të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të publikuara mbrëmë.