Zgjidhen tre anëtarët e Bordit të RTK-së

Zgjidhen tre anëtarët e Bordit të RTK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për zgjedhjen e tre anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Tre anëtarët e Bordit të RTK-së janë zgjedhur Agron Gashi me 43 vota, Sali Bashota me 39 vota dhe Lirim Geci me 39 vota, raporton Koha.net.

Në votim kanë marrë pjesë 65 deputetë ndërsa 3 votime kanë qenë të pavlefshme.

Për tre pozita nga radhët e komunitetit shqiptar fillimisht u propozuan 6 kandidatë: Emira Bajqinca, Agron Gashi, Vilma Biba, Sali Bashota, Lirim Geci dhe Arlinda Demiri.

Anëtarët e Bordit emërohen me mandat 3 vjeçar.