
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur Kryesinë e re të partisë të shtunën, përcjell Insajderi.
Anton Quni, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Shqipe Mjekiqi janë zgjedhur nënkryetarë.
Ndërsa, Imri Ahmeti është zgjedhur sekretar i partisë.
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ka përfunduar derisa pritet të fillojë mbledhja e Kryesisë së re.
Kujtojmë se, Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i LDK-së të dielën e 14 marsit, pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga ky post. Mustafa vendosi të largohej nga udhëheqja e partisë më të vjetër politike në vend për shkak të humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit./Insajderi.com