“Zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi do jetë testamenti politik i Merkel-it”

“Zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi do jetë testamenti politik i Merkel-it”

Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviq, ka deklaruar se zgjidhja e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë është interes i Gjermanisë, sepse përfundimi i kësaj çështje do të jetë “testamenti” politik i kanclerares gjermane, Angela Merkel, njofton Insajderi.

Milivojeviq, në emisionin Fokus në B92 tha se “Gjermania ka pasur pjesëmarrje dhe interes të drejtpërdrejtë që nga fillimi i ngjarjeve që lidhen me Kosovën”.

Ai tha se prandaj Gjermania, për shkak se Merkel do ta përfundojë mandatin e fundit të saj si kancelare e Gjermanisë, meqë ka deklaruar se nuk do të garojë më, e ka në interes të bëjë një zgjidhjet të shpejt të problemit.

Gjithsesi, sipas serbit, kjo nuk do të jetë në favor të Serbisë, sepse Gjermania që nga Lufta e Dytë Botërore, ka interesa të ndryshme me ato të Serbisë.